21Pas një dëmtimi në ndeshjen e djeshme ndaj Rabotnickit, anësori i Renovës, Mexhit Neziri, e ka teorikisht të pamundur të luaje në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e kupës të mërkurën ndaj Rabotnickit.

Është për të ardhur keq sepse ai po kalonte në formën më të mirë të karrierës së tij dhe ky dëmtim nuk dihet akoma sa gjatë do e mbaje jashtë fushave të lojës.

Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon. Ai ka ndihmuar skuadrën në çdo mënyrë që ka mundur dhe ka qenë njëri ndër më të mirët në sukseset e këtij sezoni.