Dënohet fansi që sulmoi lojtarin e Renovës

Kryeshefi i policisë në Shtip, Dejan Petrov pas incidentit që ndodhi në ndeshjen Bregallnica – Shtip ku u sulmuan futbollistët e Renovës ka dalë me deklaratë zyrtare për personin N.S. i cili pas përfundimit të ndeshjes u fut në fushë dhe sulmoi lojtarin Dushan Simovski.

Ai ka deklaruar: “Ishte një situatë e izoluar. Tifozi i Bregallnicës do të përgjigjet për nenin 3 të ligjit për sport dhe sjelljes së dhunshme, me çka pritet të dënohet prej 600 deri 1000 euro. Për këtë incident do të duhet edhe drejtuesit e Bregallnicës të bisedojnë me tifozët e tyre që kjo mos të ndodh sërish”, tha Petrov.

Tani pritet edhe vendim i Federatës së futbollit të Maqedonisë, pasi edhe lojtarët vendas pas ndeshjes kishin provokuar futbollistët Shqiptar, madje mes tyre ka pasur edhe konfrontim direkt.