Me zhvillimin e derbit lokal të skuadrave tetovare është kompletuar java e parë  e sezonit pranveror të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në kuadër të javës së 19-të, skuadra e Renovës, sot si mysafir me rezultatin 2:1 e ka mundur Shkëndijën. Kushtimisht thënë mysafirët nga Xhepçishti në maksimum shfrytëzuan mos koncentrimin e “kuq e zinjve” dhe morën të tria pikët. Rezultatin e kësaj ndeshje  e hapi Idrizi në minutën e 26-të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Së pari Shkëndija, në minutën e 57 të ndeshjes përmes Shaqirit, barazoi shifrat në 1:1, ndërsa fitoren ekipit të Renovës ia siguroi Sashko Pandev edhe atë në 7 minuta par mbylljes së ndeshjes. Vardari të dielën do të përballet me Vardarin, ndërsa Renova në terren vendas do të luaj me Metalurgun.

S.Ademi