Fisnik Nuhiu

Fisnik Nuhiu

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Tetovë, Renova dhe Makedonija GJP luajtën baras 2-2. Golat për Renovën i shënuan përforcimi i ri Petkovski, pas një harkimi të Sadikut, për barazim të rezultatit në 1-1 në pjesën e dytë, dhe mbrojtësit Visar Musliu me kokë barazoi në 2-2 pas krosimit të Fisnik Nuhiut. Për Makedonija GP, e cila dy herë që në epërsi, shënuan Kostovski dhe Destan.

“Këto ndeshje janë për të shikuar se në çfarë forme është ekipi. Është ndeshje e parë, ndeshje e vështirë, pasi lojtarët vijnë nga një ngarkesë e madhe fizike, janë shumë të lodhur. Rezultati i barabartë nuk është shumë i rëndësishëm, por me rendësi është që ekipi dalëngadalë të marrë formën e duhur. Ndeshja e parë nuk ishte edhe shumë keq, duhet përmirësuar shumë gjëra, por ky është vetëm dhjetëditëshi i parë, pra ka kohë për të arritur formën optimal”, tha kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.
Të mërkurën, Renova vazhdon me miqësore të re kundër Shkupit po në Tetovë me fillim prej orës 13:00./lajm