Vlatko Kostov

Vlatko Kostov

Pas minipërgatitjeve në Tetovë, skuadra e Renovës ka vazhduar seancat stërvitore në Ohër, ku do të përgatitet deri më 19 të këtij muaji. Gjatë këtij qndrimi ata planifikojnë të zhvillojnë edhe tre ndeshje miqësore, pas atyre me Ohridin e Napredokun.

Trajneri Vllatko Kostov është i kënaqur me kushtet e punës, pasi në Tetovë mungoi një gjë e tillë.

“Në Tetovë skishim kurrfarë kushtesh për punë dhe për kët arsye vendosëm të shpërngulemi në Ohër. Mendoj se deri më 19 shkurt do të arrijmë të kompletojmë planin përgatitor, i plotësuar edhe me ndeshje kontrolluese. Është e qartë se kushtet dimërore diktojnë se si të punojmë”, thotë ai.

Renova të martën ka miqësore me Gostivarin, më 16 shkurt ndeshet me Pelisterin, ndërsa dy ditë më vonë me Proleterin e Zrenjaninit.

“Disfata nga Ohridi nuk më shqetëson, sepse ne jemi të vetëdijshëm për mungesën e stërvitjeve që i humbëm në Tetovë. Ne tani po fillojmë me përgatitje në planin tekniko-taktik, kështu që na pret ende punë për tu përgatur sa më mirë për pjesën pranverore”, deklaroi Kostov.