kf renova aaa

KF RENOVA

Renova e Tetovës ka shënuar një ngritje të pabesueshme në listën mujore të Federatës Ndërkombëtare për histori të futbollit dhe statistika (FNHFS), pasi “gjipspunuesit” ndajnë vendin e 176-të.

Tre fitore në katër ndeshjet eliminatore të Ligës së Europës i mundësuan Renovës të bëjë një hap të madh dhe të bëhet ekipi më i mirë nga Maqedonia i ranguar në listë.

Renova në ndeshjet europiane dy herë me nga 4-0 e mundi ekipin amator të Libertasit nga San Marino, kurse më pas u eliminua nga Gomeli bjellorus, pasi në Kumanovë humbën 0-2, kurse më pas fituan befasisht si mysafir 0-1. Renova ndanë vendin e 176-të me Glazgoë Rangers, klubin skocez.

Vardari, kampion i Maqedonisë, poashtu ka shënuar një ngritje të madhe edhe ate për 50 vende. Ata tani renditen shumë më mirë se muajin e kaluar (vendi i 383), duke u pozicionuar në pozitën e 328-të, vend që e ndanë me Dnjepro, Slask dhe Skënderbeun…

Përfaqësuesi i tretë i Maqedonisë Metalurg shënoi ngritje prej 40 vendeve, kështu që vendin e 474 e ka zëvendësuar me pozitën e 430-të, pa marrë parasysh pse nuk shënuan asnjë fitore në Ligën e Europës në tre vitet e fundit.

Në këtë listë mungon Rabotnicki, i cili vitin e kaluar në këtë periudhë ishte i zgjedhur për klub të muajit, por as Shkëndija, e cila u eliminua në javën e parë eliminatore të Ligës së Europës.

Në krye të listës edhe më tej është Barcelona para ekipit kilian Universidad de Kili dhe Real. Bayern është i katërti, kurse At. Madrid i pesti, kurse kampioni europian Chelsea është në vendin e shtatë.