Java e 21-të e sezonit pranveror nis të shtunën me ballafaqimin mes Rabotnickit dhe Renovës, në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup.
Për kapitenin Fisnik Nuhiu përballja me “romantikët” do të jetë shumë e zorshme.
“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë. Nëse duam të jemi në hap me skuadrat që dëshirojnë të luajnë në Ligën e Europës, atëherë ne assesi nuk guxojmë të humbim këtë ndeshje. E përsëris do të jetë shumë vështirë, pasi Rabitniçki është skuadër shumë e mirë me lojtarë tejet kualitativ, sidomos në repartin ofensiv. Ne jemi të kompletuar dhe shpresojmë se nuk do të humbim në Shkup, por për t’ia arritur qëllimit, atëherë duhet të luajmë shumë më mirë se në dy ndeshjet e kaluara”, u shpreh kapiteni bardhekaltër, Fisnik Nuhiu. Ndeshja Rabotnicki-Renova do të filloj prej orës 14:00./lajm
Ndeshjet, java e 21-të
(e shtunë, ora 14:00)
Rabotnicki-Renova
(e diel, ora 14:00)
Shkëndija-Shkupi
Pobeda-Vardar
Bregallnica-Sileks
Makedonija GJ.P.-Pelister
Renditja:
1.Vardar 47
2.Shkëndija 40
3.Pelister 33
4.Rabotnicki 32
5.Renova 27
6.Sileks 27
7.Shkupi 17
8.Pobeda 16
9.Makedonija GJ.P. 16
10.Bregallnica 11