renova vs napredok 2013Me përballjen Renova – Napredoku ka nisur sot java e 26-të e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra nga Xhepçishti e cila ishte favorit para kësaj përballje u desh të mundohet shumë për të ardhur deri tek fitorja me rezultatin 2:1. Renova e para kishte kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Agron Memedi, në minutën e 6-të, ndërsa skuadra kërçovare në minutën e 42-të, me golin e shënuar nga Simjanovski i barazoi shifrat në 1:1. Në fraksionin e dytë vendasit tre pikët i siguruan në tetë minuta para se të mbyllej ky takim, kur Idrizi e vendosi topin në rrjetën e Napredokut. Me këtë fitore Renova ka  dalë në pozitën e katërt ku ka 38 pikë, një më shumë se Napredoku dhe Rabotniçki.
Pesë ndeshjet e tjera të kësaj jave në program do të jenë të dielën.  Këtë të diel në Tetovë, do të kemi një program të pasur me futboll. Në njërën  nga ndeshjet më interesante  të kësaj jave skuadra e Shkëndijës, do të përballet me Rabotniçkin. PO në Bogovinë, gjithashtu do kemi një ndeshje interesante ku skuadra e Dritës, do të jetë përball kampionit aktual, Vardarit.  Kjo ndeshje ka një rëndësi të posaçme për të dyja ekipet, pasi Drita po lufton për t’ju shmangur balotazhit, ndërsa “kuq e zinjtë” për tu kthyer në krye të renditjes. Ndërkohë dy skuadrat kryesuese të renditjes së LPFM-së, Horizont Turnova dhe Metalurgu do të jenë mysafirë të Sileksit gjegjësisht Teteksit. Skuadra e Pelisterit në derbin e pjesës së poshtme të renditjes  do të kërkojnë pikët e  të reja kundër Bregallnicës dhe këtë do ta kthente në mesin e skuadrave që do luajnë në balotazh.
S.Ademi

 

 

 

 

 

Rezultatet
Renova 2:1 Napredoku
(Memedi 6’, Idrizi 82’- Simjanovski 42’)
Të dielën – ora 16:00
Shkëndija – Rabotniçki
Sileksi – Horizont T.
Drita – Vardari
Teteksi – Metalurgu
Pelisteri – Bregallnica