Ndeshja e parë e javës së 21-të në elitën e futbollit vendor ka përfunduar me barazim pa gola. Ishte kjo një ndeshje tipike kampionale, në të cilën Renova ishte skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë raste para portës së vendasve, të cilët në anën tjetër rastet e tyre më të mira i patën përmes sulmuesve Ivanovski dhe Vukoviç. Falë këtij barazimi Rabotniçki tashmë renditet në pozitën e tretë me 33 pikë, po aq sa ka edhe Pelisteri në pozitën e katërt, ndërkohë Renova me 28 pikë, tashmë ndodhet në pozitën e 5-të. Të dielën zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera të javës së 21-të, ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në Tetovë, ku mejdanin do të ndajnë Shkëndija dhe Shkupi (ora 14:00).