Fc Renova Team

Fc Renova Team

 

Shkup, 31 janar – Ekipi i futbollit Renova ka përfunduar me fazën e parë të përgatitjeve që i zhvilloi në Ohër. Skuadra nga dita e hënë ka vazhduar ushtrimet në Tetovë ku edhe do të qëndroj deri më 9 shkurt, më pas “gjipspunuesit” shkojnë sërish në Ohër ku do të zhvillojnë disa ndeshje kontrolluese.

“Stërvitjet do ti vazhdojmë në Tetovë, ndërkohë që në pjesën e dytë të përgatitjeve që zhvillohen sërish në Ohër kemi planifikuar edhe disa takime kontrolluese. Tani më dimë tre kundërshtar që do të ndeshemi, pra do të luajmë me Gostivarin, Ohrin dhe Proleter Zrenjanin. Kemi edhe disa oferta për takime tjera mirëpo të njëjtat do ti shqyrtojmë”, tha ndihmës trajneri i ekipit, Bujar Islami.

Ndryshe, stafi teknik i ekipit është shprehur i kënaqur me angazhimin e dy përforcimeve të reja në ekip Sashko Pandev dhe portieri Suat Zendeli. “Dy lojtarët e ri shpejtë janë mbijetuar në ekip dhe me sukses janë duke i kaluar detyrat tona, shpresoj se kështu ata do të paraqiten edhe në ndeshjet zyrtare”, deklaroi Islami, duke shtuar se ka gjasa ekipi të merr edhe ndonjë lojtar gjatë afatit kalimtar.

“Ne ende nuk kemi mbyll afatin kalimtar, kështu që varësisht prej nevojës do të shikojmë të marrim edhe ndonjë përforcim. Nga ana tjetër, nuk kemi kërkesa për largim, kështu që me formacionin që kemi mendoj se do të sulmojmë titullin dhe Kupën e Maqedonisë”, pohoi Bujar Islami për gazetën “Zhurnal Plus”.