Kf Renova

Kf Renova

Shkup, 20 janar – Ekipi i Renovës ka përfunduar ushtrimet disa ditore në Tetovë, ndërkohë që nga e premtja (sot)“gjipspunuesit” udhëtojnë në Ohër, ku edhe do të vazhdojnë me fazën e parë të përgatitjeve. Në këtë qendër, kësaj radhe nuk planifikohen ndeshje kontrolluese.

“Përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit po shkojnë sipas plan programit të hartuar nga trajneri Vlatko Kostov.  Të premten do të shkojmë në Ohër ku do të qëndrojmë disa ditë. Më pas vazhdojmë në Tetovë, për të udhëtuar sërish në Ohër më 9 shkurt”, pohoi ndihmës trajneri i ekipit, Bujar Islami.

Ai shton se në pjesën e dytë të përgatitjeve ekipi ka planifikuar të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese. “Për të parë formën e lojtarëve duhen ndeshje kontrolluese, kështu që këto nuk do të mungojnë. Kemi disa kundërshtar që tani jemi marr vesh, ku në përgjithsi do jenë skuadra që poashtu përgatiten në Ohër”, pohoi për gazetën “Zhurnal Plus”, Islami. Ndryshe, ai shton se me bisedën që kanë pasur me stafin teknik, kanë vendos që ekipit i duhen disa përforcime.

“Po kemi mungesa në ekip, kështu që për të eliminuar të njëjtat na duhen edhe përforcime. Kemi shënjestëruar disa futbollist, mirëpo për momentin nuk dua të dal me emra pasi ashtu jemi marr veshë”, pohoi Islami. Ndryshe, ndihmës trajneri shpreson se edhe sivjet do të luftojnë për titull. “Renova gjithnjë gjendet në pjesën e lartë të tabelës kështu që edhe sivjet synimi unë është i lartë. Nga ana tjetër, primare është edhe Kupa e Maqedonisë që mendoj se nuk do të dorëzohemi lehtë edhe nga ky aktivitet”, tha Bujar Islami.