Renova ka shënuar fitore të madhe në njërën nga ndeshjet derbi të javës së 23-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur skuadrën e Pelisterit me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani në këtë përballje e dëshironin më shumë fitoren dhe atë e arritën vetëm një minutë para fundit të takimit kur Stojançe Velinov me një goditje precize me të majtën e tij nga brendia e zonës shënoi golin e dytë dhe të fitores për “bardhekaltërit” nga Xhepçishti.