Mende StepanovskiMetodija Stepanovski nuk është më futbollist i Renovës. Me pëlqim të të dy palëve është ndërprerë bashkëpunimi, ndërsa drejtori sportiv i Klubit Futbollistik ‘Renova’, Lirim Saiti, falenderoi futbollistin nga Manastiri, për kontributin e dhënë në vitet kur Renova u shpall kampione dhe fitoi Kupën e Maqedonisë. Stepanovski më parë ka luajtur për Pelisterin, Rabotniçkin dhe Ionikosin e Greqisë, ndërsa ka shënuar edhe 6 paraqitje për kombëtaren U21 të Maqedonisë. Ndryshe KF Renova më 21 qershor nisi përgatitjet në Tetovë, ndërsa më 11 korik do të kalojë në Ohër, ku pritet të zhvillojë ndeshje miqësore.