kf renova aaa

kf renova aaa

Renova startoi, Shkëndija e shtyu për të ejnten

Pa asnjë emër të ri dhe me mungesën e kosovarëve të larguar, Renova të mërkurën startoi me përgatitjet për stinorin pranveror. Trajneri Kostov paralajëmroi përforcime në të githa linjat e ekipit, ndërsa sqaroi se Renova gjatë përgatitjve dy herë do të qëndrojë në Ohër, ku pritet të zhvillojë 5-6 ndeshje kontrolluese. Në anën tjetër edhe Shkëndija kishte grumbullimin e parë, mirëpo vetëm me mbledhje konsultuese. Nga tabori i Shkëndija paralajmërojnë që futbollistët me punë të nisin të ejnten, ndërsa në ndërkohë priten edhe risitë e para në kampin ‘kuqezi’.
Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët e Renovës, të cilët sipas asaj që paralajmëruan në fund të vitit të kaluar, përgatitjet për stinorin pranveror i nisën më 11-të janar. Shefi i stafit teknik Vllatko Kostov, pasi realizoi tubimin e parë, më pas me futbollistët realizoi edhe seanën e parë stërvitore në vitin e ri 2012. Pa asnjë emër të ri, në përjashtim të disa futbollistëve nga ekipi i juniorëve, ndryshimi i vetëm në zhveshtoren e xhepçishtasve ishte mungesa e tre kosovarëve Statovci, Gashi dhe Saiti, të cilët pas përfundimit të stinorit vjeshtor u lanë të lirë nga drejtuesit e Renovës. Trajneri Kostov në mbledhjen para seancës stërvitore futbollistëve u uroi një vit të mbarë dhe të suksesshëm, ndërsa më pas u zbulou planin e përgatitjeve. ‘Uroj që futbollistët në vitin e ri të kenë së pari shëndet, ndërsa më pas edhe suksese në futboll. Shpresoj që të jemi në nivel dhe të arrijmë rezultate pozitive. Normal, për ne më e rëndësishme është që përmes Kupës të kërkojmë dalje në Evropë, ndërsa në kampionat të tentojmë të përmirësojmë pozitën aktuale’, ishin fjalët e para të Kostovit drejtuar futbollistëve, para se të shtojë: ‘Sa u përket përgatitjeve do të ndahen në tre faza. Do nisim në Tetovë, ndërsa nga 20-të janari planifikojmë të jemi në Ohër ku do realizojmë përgatitjet bazike. Pastaj do të kthehemi disa ditë në Tetovë, para se të shkojmë përsëri në Ohër ku përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkojmë gjetjen e formës optimale të ekipit. Planifikojmë rreth 6-të takime kontrolluese, përfshi edhe një duel mes veti të ekipit’, tha Kostov. I pyetur për përforcimet eventuale që do t’i bashkohen ekipit, Kostov për mediat pranoi se planifikon të përforcojë skuadrën. ‘Nga ekipi janë larguar tre futbollistë, të cilët shfrytëzoj rastin t’i falemenderoj edhe një herë publikisht për kontributin që kanë dhënë vitit e kaluara te Renova. Largimi i tyre ka të bëjë me vendimin e drejtuesve për ripërtrirjen e skuadrës, ku pritet në të ardhmen tu jepet rasti më shumë futbollistëve të rrinjë. Tani normal planifikojmë nga një përforcim në të gjithë linjat e klubit, pra mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Nuk do ta kisha përjashtuar edhe mundësinë e angazhimit të një portieri kualitativ. Për emra konkret për momentin nuk mund të flas’, përfundoi Kostov. E në ndërkohë grumbullimin e parë e kishte edhe skuadra tjetër tetovare, Shkëndija. Kampionët në fuqi së pari paralajmëruan startin e përgatitjeve për 11-të janar, para se të vendosin t’a prolongojnë për një ditë. Në takimin e parë ishin të pranishëm pjesa më e madhe e futbollistëve, ndërsa nuk kishte asnjë risi sa u përket përfocimeve. Spekulimet rreth Shkëndijës vazhdojnë, ndërsa drejtori sportiv Besir Shaqiri deklaroi se së shpejti do të vijnë edhe të rejat e para nga Shkëndija. ‘Sot (e mërkurë) kishim grumbullimin e parë, me një mbledhje konsultative, ndërsa prej të ejnten do të nisim edhe me seancat stërvitore. Brenda javës priten edhe risitë e para, pasi ne jemi në bisedime me disa futbollistë të cilët pritet të angazhohen si përforcime. Besojmë në krijimin e një ekipi kualitativ që në pranverë do të ndjekë titullin e kampionit, megjithse në rradhë të parë mbetet dalja në Evropë’, u shpreh Shaqiri.