Neser ne ora 13:00 luhet java e 23-te ne ligen e pare te Maqedonise.. |Renova vs Teteks|

Renova, ne nje super forme pas rezultateve fantastike kete gjysmestinor pranveror, do te perballet me rivalin e qytetit Teteks qe per momentin ndodhet ne vendin e fundit ne tabel me vetem 16 pike te tubuara.

Ndeshjet e tilla kane qene cdohere interesante dhe kane dhuruar gjithmone plot gola dhe spektakel. Renova eshte favorit absolut ne kete ndeshje dhe objektivi i vetem jane 3 piket. Per momentin jemi ne poziten e 6-te ne tabel dhe kemi vetem 4 pike me pak se vendi i 4-tet qe dergon ne Europe. Lojtaret duhet te japin maksimumin e tyre per te marre nje tjeter fitore te madhe.