Sasko Pandev

Sasko Pandev

Sapas informacioneve jozyrtare nga tabori i Renovës, thonë se këto ditë pritet që në Tetovë të arrijë Sashko Pandev, lojtari i cili ka luajtur për skuadrën e Horizont Turnovo. 

Siç mësojmë se tashmë lojtari në fjalë ka marrur edhe dokumentacionin nga ish klubi i tij Turnova, dhe pritet që të trasnferohet në Tetovë.Gjithashtu ofertë ka edhe nga klubi i Metalurgut, por ofertë më të mirë ka pasur skuadra nga Tetova, si dhe ditëve në vijim pritet që ky transferim edhe të zyrtarizohet nga ana e drejtuesve të Renovës.

 

Gjithashtu ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet edhe transferimi i Suad Zendelit, në skuadrën e Renovës, ku flitet se kanë ngelur edhe disa detaje për tu biseduar dhe më pas ti bashkangjitet skuadrës në kampin stërvitor në Ohër ku do të qëndrojnë deri më 28 janar.