Suad Zendeli   

Suad Zendeli

Shkup, 17 janar – Portieri Suad Zendeli karrierën e tij sërish do ta vazhdoj në qytetin e Tetovës, mirëpo jo tek skuadra e Shkëndijës që kaloi disa vite të suksesshme por tek ekipi i  Renovës. Me “gjipspunuesit” Zendeli është marrë vesh që të mbroj ngjyrat e tyre për 1 vit, me mundësi për të vazhduar. Këtë lajme e zbulon për gazetën “Zhurnal Plus” vet portieri.

“Pas disa kontakteve me drejtuesit e Renovës u morëm vesh që nga dita e mërkurë unë të veshi fanellën e ‘gjipspunuesve’. Jam i kënaqur që po i bashkëngjitëm këtij ekipi, pasi bëhet fjalë tani për një klub të organizuar dhe që ka bazë të shëndosh. Shpresoj se së bashku do arrijmë të fitojmë Kupën e Maqedonisë si dhe të luftojmë për titullin”, deklaroi Zendeli. Ai më pas shtoi se është shumë i dëshpëruar nga drejtuesit e Shkëndijës.

“Edhe pse fansat e Shkëndijës më respektojnë, me keqardhje duhet t’ju them se nuk kam mundur të merrem vesh me drejtuesit e Shkëndijës pasi aty dikujt i pengoj.

Jam profesionalist dhe nga futbolli jetoj, prandaj edhe pranova angazhim”, deklaroi Suat Zendeli. Ndryshe, ai shtoi se ndihet në formë të mirë, pasi për asnjë moment nuk ka pushuar. “Pjesën e parë të kampionatit u paraqita në Rumuni, kështu që pasi u largova nga ky vend unë aspak nuk ka ndërpre stërvitjet. Pra mund të them lirisht se jam në top formë edhe pse është koha e pauzave. Mendoj se nuk do ta kem problem fazën e parë të përgatitjeve me ekipin e Renovës, ku siç mora vesh do të zhvillohet në Ohër”, përfundoi Zendeli. Portieri në Maqedoni ka luajtur për disa klube si Shkëndija, Slloga Jugomagnati dhe Bashkimi i  Kumanovës.